Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave (IKKI) është një indeks i përbërë i krijuar për të matur performancën e qeverisë lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndoshë afarist. IKK mundëson që të kuptojmë barrierat në afarizëm të identifikuara nga kompanitë e komunave përkatëse. Përdorimi përfundimtar i IKK-së është të informojë politikë- bërësit për mundësitë që ata kanë për të përmirësuar produktivitetin dhe performancën e sektorit privat duke reduktuar pengesat, duke eliminuar procedurat e tepërta administrative, duke krijuar një ambient të drejtë ligjor dhe duke ofruar kushte të nevojshme infrastrukturore. Gurthemeli i kësaj metodologjie është mbledhja e të dhënave primare përmes anketimit të pronarëve të bizneseve dhe ndërmarrësve. Ky është viti i gjashtë që USAID në Kosovë mbështet zbatimin e këtij studimi me qëllim të udhëzimit të reformave dhe të politikave të bazuara në dëshmi.