Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Raportet kërkimore

Një Terapi e Munguar për Financimin e Shëndetësisë

Në këtë raport trajtohet problemi kronik i financimit të pamjaftueshëm të shëndetësisë në Kosovë. Objektivi është që të argumentohet nevoja e domosdoshme për një kthesë rrënjësore në trajtimin e këtij problemi. Përkundër prioritetit të deklaruar për shëndetësinë në programet e të gjitha qeverive të pasluftës, kjo asnjëherë nuk ka arritur të realizohet. Për sektorin e shëndetësisë në vijimësi janë destinuar fonde buxhetore që kapin vlerën ndërmjet 2.5 deri në 3.5 përqind të Produktit Vendor Bruto (PVB), përkatësisht rreth 10 përqind të buxhetit të Kosovës. Ky nivel i financimit të shëndetësisë është dukshëm më i ulët jo vetëm në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe atyre të OECD-së, por edhe në krahasim me vendet e rajonit, përveç Shqipërisë (rreth 3 përqind e PVB-së). Shpenzimet qeveritare për shëndetësi në Bosnje e Hercegovinë arrijnë në 6.5 përqind të PVB-së, në Mal të Zi 6.5 përqind, në Serbi 6.3 përqind dhe në Maqedoninë e Veriut 4.7 përqind. Situata rezulton të jetë pak a shumë e ngjashme edhe nëse analizojmë financimin e produkteve dhe shërbimeve shëndetësore me buxhet individual apo të familjes (ang. out-of-pocket). Kjo ka pasoja negative në mirëqenien e popullatës, në aftësinë absorbuese për investime dhe zhvillim të kapitalit njerëzor dhe në mos shfrytëzimin e dividentës demografike të vendit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohën kur nataliteti është në rënie përderisa kemi një mortalitetit më të ultë dhe një përqindje më të vogël të popullatës mbi 65 vjet krahasuar me vendet e rajonit. Kontributi i sektorit të shëndetësisë për rritjen e PVB-së dhe në përqindjen e punësimit mbetet shumë më i vogël se sa në rastin e vendeve të BE-së dhe OECD-së. 

Arkiv

NJË MODEL I RI PËR RRITJEN E QENDRUESHME EKONOMIKE: dinamika e tregut të punës: sfidat aktuale dhe të ardhshme

Më shumë

Vendimmarrja e grave në sektorin publik dhe privat në Kosovë

Më shumë

DIGITAL CAPACITIES IN MANUFACTURING SECTOR IN KOSOVO

Më shumë

Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?

Më shumë

Employment and Labour Market Analysis

Më shumë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX)

Më shumë

INDEKSI I KONKURRUESHMËRISË SË KOMUNAVE

Më shumë

Gratë në tregun e punës

Më shumë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX)

Më shumë

PËRBALLJA ME COVID-19

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020

Më shumë

BASHKËJETESA ME COVID-19: TRI SHTYLLA TË RIMËKËMBJES

Më shumë

SKENARËT LIDHUR ME COVID-19 DHE RIMËKËMBJA SHËNDETËSORE E EKONOMIKE

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë