Ekonomia e Kosovës operon nën potencialin e saj zhvillimor për shkak të çështjeve të shumta, njëra prej të cilave është nën-përfaqësimi i grave në ekonomi. Përderisa gratë përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së Kosovës, rroli i tyre në ekonomi dhe në shoqëri mbetet jo proporcional. Për të arritur potencialin e rritjes ekonomike, Kosova duhet të punojë drejt përfshirjes më të madhe të grave në ekonomi dhe të ofrojë mundësitë për fuqizimin ekonomik të tyre.