SAXHIDE MUSTAFA, PHD CANDIDATE
Zëvendëse e drejtorit ekzekutiv
Saxhide Mustafa është zëvendëse e drejtorit ekzekutiv. Saxhidja është pjesë e “Riinvest”-it që nga viti 2003, kur ka filluar punën në pozitën asistente administrative. Ajo ka të përfunduar Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës, pastaj studimet MA i ka përfunduar në Kolegjin Riinvest me temën “Qeverisja korporative dhe transparenca në ndërmarrjet publike në nivelin lokal-rast studimor Termokos Sh.A”. Prej vitit 2012 është duke ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, Universiteti Publik i Tiranës me temën “Qeverisja korporative dhe performanca e kompanive në Kosovë“. Pozitën e zëvendëses së drejtorit ekzekutiv Saxhidja e mban që nga viti 2010. Ajo ka ndjekur disa trajnime si: Gratë në lidership- program i ndjekur në Kosovë dhe në Uashington, i financuar nga USAID-i, qeverisja korporative, menaxhimi i riskut, strategjia e korporatave, bordet, llogaridhënia, transparenca i financuar nga IFC dhe SDC, menaxhimi i inovacioneve - Fakulteti Ekonomik Lubjanë, financuar nga projekti TEMPUS, etj. Saxhidja përveç që merret me çështjet juridike dhe të personelit në Institutin “Riinvest”, ajo është pjesëmarrëse edhe në projektet hulumtuese në fushën e qeverisjes korporative dhe zhvillimit ekonomik lokal. Saxhidja prej vitit 2010 është ligjëruese në Kolegjin Riinvest në lëndët Etika biznesore dhe e Drejta biznesore.