Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory003

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Globalisht, gratë kanë më shumë gjasë të marrin pjesë në punë të paqëndrueshme – kjo është, kanë më shumë të ngjarë të marrin pjesë në ekonominë jo-formale, të punojnë në punë që nuk janë në përputhje të plotë me praktikat e legjislacionit të punës, apo të punojnë në punë të ndjeshme. Organizata Ndërkombëtare e Punës - ILO, përcakton punësimin e paqëndrueshëm si " personat, që janë të vetëpunësuar dhe nuk kanë punonjës dhe ata që punojnë pa pagesë në një biznes familjar."[1] Në Kosovë, sipas Agjencisë Kosovare të Statistikave, rreth 23 për qind të të punësuarve janë të punësuar në punë të pambrojtur. Nga këto, megjithatë, burrat janë më të prirur për t'u punësuar në punë të paqëndrueshme,  ku 24 për qind e burrave të punësuar raportojnë të jenë të punësuar në punë të pambrojtur, krahasuar me 19 për qind të grave të punësuara.Image

burimi: Agjencia Kosovare e Statistikave

Megjithëse këtu, burrat përfaqësojnë një përqindje më të lartë të atyre në punësimin e pasigurt, kjo ndarje tregon vetëm të punësuarit që i përshtaten përkufizimit të ILO-së mbi punësimin e paqëndrueshëm. Në një kontekst më të përgjithshëm, punësimi i pasigurt përfshin të gjithë ata që punojnë pa kontrata, paguhen nën pagën minimale, ndaj të cilëve nuk aplikohen dispozitat ligjore të punës – siç janë pushimet e paguara apo pushimi mjekësor, si dhe nuk paguhen për punë jashtë orarit. Për më tepër, të punësuarit në të punë të paqëndrueshme ballafaqohen me mungesë të mbrojtjes në punën e tyre, si dhe përballen me kushte të vështira. Duke i përfshirë këto dispozita në analizë, të dhënat e Riinvest tregojnë se rreth 19 për qind e grave të punësuara nuk kanë kontratë pune me punëdhënësin e tyre aktual, nga të cilat më shumë se 81 për qind janë të punësuara në sektorin privat.Image

Edhe pse sektori privat mbetet punëdhënësi më i madh në Kosovë, ky sektor po ashtu është sektori në të cilin ka më shumë tendencë për të mos zbatuar legjislacionin e punës dhe kështu ata të punësuar në këtë sektor kanë më shumë gjasa për t'u përballur me punë të paqëndrueshme dhe të pambrojtur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë, të cilat jo vetëm që kanë më shumë gjasa të punojnë në kushte të rrezikuara, por edhe për të mos marrë kompensim siç është e paraparë me ligj. Bazuar në të dhënat e Riinvest, rreth 31 për qind e grave që punojnë në sektorin privat kanë punuar për 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë, 46 për qind kanë punuar gjatë festave zyrtare dhe 66 për qind e grave në këtë sektor kanë punuar gjatë fundjavës.

Nga këto gra, të cilat kanë punuar përtej orëve zyrtare të punës, rreth 60 përqind nuk kanë marrë asnjë lloj kompensimi.Image_________________________________

[1] Global Employment Trends, January 2010, International Labour Office, Geneva, 2010.

Arkiv

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë