Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory002

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Këtë herë po pyesim se çfarë do të thotë ekonomia e fshehtë për të punësuarit në Kosovë.  Cilat janë format e punësimit në të zezë? Si krahasohet situata e punësimit  në Kosovë me rajonin? A janë të punësuarit në të zezë më pak ose më shumë të lumtur se sa ata që janë të punësuar zyrtarisht?

Ndoshta supozimi ynë i parë do të ishte se punësimi në të zezë në Kosovë i ngjan atij në rajon. Madje, në Kosovë  tatimet e fuqisë punëtore janë më të ulëtat, përfshirë tatimin e të ardhurave personale, kontributet më të ulëta pensionale dhe të tjera (Grafiku 2). Prandaj, në qoftë se teoria se tatimet më të ulëta zvogëlojnë incentivat për informalitet qëndron, ne do të mund të prisnim në Kosovë normat më të ulëta të punësimit në të zezë në rajon.

Në realitet situata e punësimit në të zezë dallon nga rajoni. Të dhënat të mbledhura nga Riinvest në anketën rajonale të realizuar në vitin 2015 në bashkëpunim me Lidershipin e Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), na japin mundësinë për të realizuar një krahasim ndër-shtetëror të fuqisë punëtore në të zezë.

Image

Fillimisht shohim se format tipike të punësimit në të zezë janë: mbajtja e një pune shtesë të pa raportuar, fitimi i të ardhurave të pa raportuara, mospagimi i kontributeve, dhe të tjera. Grafiku 1 e paraqet punësimin e zezë si pjesë e punësimit total të një shteti. Punësim në të zezë në këtë rast konsiderohet cilido nga opsionet e listuara në këtë grafik (pa kontratë, nuk paguan kontribute, etj.) Norma e punësimit në të zezë prej 80% e vendosë Kosovën si vendin me normën më të lartë të informalitetit në rajon.

Kosova gjithashtu dallon nga shtetet fqinje kur është fjala të diferenca në mes të pagës mesatare të punësimit formal dhe atij jo formal. Ndryshe nga përvoja e fuqisë punëtore në të gjitha shtetet fqinje, të punësuarit në të zezë në Kosovë paguhen mesatarisht 8% më shumë se sa ata që janë pjesë e punësimit formal.

Image

Atëherë, pasi që të punësuarit në ekonominë e zezë paguhen më shumë, pyesim, a janë ata më të lumtur? Në të vërtetë, fuqia punëtore e zezë deklaron nivele më të ulëta të lumturisë se sa të punësuarit formalisht (Grafiku 4). Në një rangim prej 1 deri në 10 në lidhje me kënaqësinë e tyre me jetë, të punësuarit në të zezë kanë vlerësuar lumturinë e tyre me 6.1, përderisa ata që punojnë në mënyrë formale kanë vlerësuar lumturinë e tyre me 8.46. Njëjtë ndodhë në gjithë shtetet e rajonit, duke qenë që fuqia joformale punëtore ka orë më të gjata pune dhe punon më shumë nga shtëpia. 

Image

 

Arkiv

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë