Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

BFC

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Instituti Riinvest sot organizoi tryezën e radhës në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’ që implementohet nga ’’Rrjeti Rajonal për Ambient Miqësor ndaj Biznesit në Evropën Juglindore’’, një platformë unike për përmirësimin e konkurrencës në rajonin e EJL përmes transferimit të njohurive, shkëmbimit të praktikave më të mira si dhe hartimit dhe zbatimit të reformave në administratën publike.

E perkrahur nga GIZ-i Gjerman, ky rrjet i cili operon qe nga viti 2012 sot është e shtrirë në të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Kroacinë. Qellimi kryesor i kësaj platforme është të krijojë një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm biznesi, duke e bërë rajonin një destinacion tërheqës për bizneset vendore dhe investitorët e jashtem. Instituti Riinvest, në cilesinë e Sekretariatit Teknik për Kosovën, i është bashkangjitur kësaj nisme në vitin 2022 dhe që nga atëherë ka qenë i perfshire në disa aktivitete të përbashkëta të karakterit rajonal.

Tryeza e sotme kishte për synim që të bashkojë palët e interesit për të diskutuar rreth reformave që janë përzgjedhur nga Instituti Riinvest si praktika të mira në rajon në funksion të përmiresimit të ambientit biznesor dhe mundësisë së replikimit të këtyre reformave në Kosovë.

Tryezën e hapi Visar Vokrri, Drejtor Programor, në Institutin Riinvest e cila u pasua me një diskutim në panel me përfaqesues të institucioneve qendrore si dhe sektorit privat. Në panel të ftuar ishin z. Zef Dedaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm ne KIESA, znj. Lindita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave te Kosoves - G7, dhe z. Astrit Panxha, Drejtor i Klubit i Prodhuesve të Kosovës. Gjithashtu, në tryezë Instituti Riinvest prezantoi edhe analizen e reformave të deritanishme në Kosovë si dhe praktikat e mira nga rajoni.

Arkiv

Tryezë diskutimi: Integriteti i sektorit privat; korrupsioni nga ana e ofertës

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë