Nëpërmjet këtij Kodi, të përgaditur nga grandmarrësi i Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, Instituti Riinvest, nënshkruesit e tij zotohen se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës, transparencës dhe të integritetit në aktivitete e tyre biznesore, se do të shmangin me vendosmëri çdo formë të përfshirjes në raste të korrupsionit, ofrimit të dhuratave apo favoreve tjera zyrtarëve publik apo personave tjerë zyrtarë apo privat që kanë për qëllim sigurimin e privilegjeve apo përfitim të paligjshëm në favor të kompanisë.