Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

prezantohen gjetjet

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave

Në praninë e zyrtarëve komunal, organizatave jo-qeveritare dhe të ftuarve të tjerë, Instituti Riinvest ka mbajtur tryezën “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” (IKK) ku janë prezantuar gjetjet e studimit të realizuar me po të njëjtin emër.

Alban Hashani, drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest hapi tryezën duke diskutuar metodologjinë e përgjithshme të krijimit të nën-indekseve dhe indeksit kryesor. Gjetjet e këtij raporti tregojnë që komunat në Kosovë, përfshirë ato që janë ranguar më së larti kanë mjaft hapësirë për tu përmirësuar.

Image

Për më tepër, ky raport sipas z. Hashani mund të shërbej si pikë fillestare për identifikimin e mundësive për përmirësimin e  politikave të qeverisjes lokale në shërbim të rritjes së konkurrueshmërisë.

Drejtori i Misionit të USAID në Kosovë, James Hope, shprehu se edhe pse rangimi është me rëndësi në këtë studim, komunat duhet më së shumti të përdorin rezultatet e këtij indeksi për te përmirësuar jetën e njerëzve. Në vazhdimësi, Hope, nënvizoi se performanca e shkëlqyeshme e disa komunave të vogla, siç është rasti i Lipjanit, është mbresëlënës, andaj ne i urojmë për ketë rezultat.

Image

Ai tha se ka shumë performues të mirë edhe prej komunave tjera, dhe duhet mësuar nga to. Ky raport i IKK-së propozon veprime konkrete për të përmirësuar klimën e biznesit me politika të qëndrueshme. Hopes përfundoi duke vlerësuar lartë Riinvestin për punën që ka bërë, dhe të gjithë partneret tjerë qe po punojnë për te arritur rezultate.

Enisa Serhati, hulumtuese në Institutin Riinvest, prezantoi të gjeturat e raportit. Në këtë raport janë përfshirë 38 komunat e Republikës se Kosovës, mostra ka qenë reprezentative për te gjitha komunat.

Image

Metodologjia që është përdorur ka qene standarde, e hartuar nga fondacioni aziatik (Asia Foundation- Economic Governance Index) dhe lehtë e aplikueshme në Kosove. Fillimisht të dhënat primare të mbledhura nga anketa janë standardizuar në mënyre që të krijohen 8 nën-indekse. Tutje, Serhati shpjegoi secilin nën-indeks duke filluar nga barrierat për hyrje në biznes, transparenca, pjesëmarrja dhe parashikueshmëria, shpenzimet kohore, tatimet dhe taksat, shërbimet mbështetëse për biznese, administrata lokale dhe infrastruktura lokale.

Image

Rezultatet tregojnë se indeksi i kostove kohore nga bizneset rangohet si nën-indeksi me rezultatin më të lartë, i vijuar nga nën-indeksi i pengesave për hyrje në biznes. Ky rezultat konfirmon një ambient të favorshëm për fillimin e një biznesi nga perspektiva e pengesave administrative që lidhen me hyrjen në biznes.

Image

Nga ana tjetër, nën-indeksi i transparencës ka marrë pikët më të ulëta, duke treguar një qasje të kufizuar në të dhënat dhe informacionet që ofrohen nga komunat.

Rangimi përfundimtar IKK-së së komunave është bazuar në 8 nën-indekset e sipër përmendura dhe dhjetë komunat me performancën më të mirë janë Komuna e Lipjanit, Rahovecit, Vitisë, Junikut,  Hanit të Elezit, Gjakovës, Podujevës, Obiliqit, Prishtinës dhe Suharekës. Ndërkohë, Komuna e Parteshit iu shtua listës së komunave me performancën më të lartë kur IKK u llogaritë e peshuar në bazë të rëndësisë së politikave të implementuara.

Në fund eventi u përmbyllë me diskutimin e përfaqësuesve të komunave dhe shpërndarjen e certifikatave për 10 komunat të ranguara më së larti.

Image

 

Arkiv

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Më shumë

Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”

Më shumë

Publikohet "Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave"

Më shumë

Lansohet "Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë MCI"

Më shumë

Zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet Riinvest dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike (wiiw)

Më shumë

Mbahet tryeza "Ndërmarrësia e grave"

Më shumë

Prezantohen gjetjet e raportit "Përgjigje ndaj sfidave ekonomike" dhe "Terapi për shëndetësinë"

Më shumë

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë