Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Ngjarjet

Riinvest dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike (wiiw) nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Instituti Riinvest dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) do të nënshkruajnë sot ( e Hënë), me 13 nëntor në Institutin Riinvest, duke filluar nga ora 17:00 "Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik". Me këtë memorandum bashkëpunimi, të dy institucionet synojnë të zhvillojnë një partneritet strategjik në dobi të zhvillimit të kapaciteteve për hulumtime cilësore të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe në projekte ndërkombëtare. Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), është ndër institutet më prestigjioze për studime ekonomike në Evropë. 

Image

Me këtë rast, Ndihmës drejtori i Institutit të Vienës për Studime Ekonomike (wiiw) z. Mario Holzner, do të mbajë ligjëratë në temën: “Zhvillimet ekonomike afatshkurtëra dhe afatgjate në Evropën Juglindore”. Ligjërata mbahet në bibliotekën e Riinvest-it , në ora 17:30.

Biografi e shkurtër e Mario Holzner 

Mario Holzner, është Zëvendës Drejtor i Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare – WIIW dhe koordinator i ekipit të WIIW për analizë vendi. Hulumtimet e tij fokusohen në analizë makroekonomike, tregje financiare dhe shpërndarjen e të ardhurave, si dhe pabarazi. Ai ka koordinuar një rrjet të gjerë hulumtimesh brenda “Global Development Network Southeast Europe”, dhe së fundi ka punuar në çështjet e konkurrueshmërisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në efektet afat-shkurta dhe afat-gjata të zhvillimeve infrastrukturore në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Mario Holzner, po ashtu është ligjërues në ekonometrinë e aplikueshme në Universitetin e Vienës, Departamentin e Ekonomiksit. Ai morri titullin PhD në Universitetin e Vienës për Ekonomi dhe Biznes në vitin 2005. 

Image

 

Arkiv

Konferenca: Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik

Më shumë

Lansimi i Platformës Elektronike të të Dhënave dhe Aplikacionit për Mobil

Më shumë

Konferencë për Media: Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Punëtoria: Në përkrahje të komunave në hartimin e planeve për zhvillim socio ekonomik

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë