Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Ngjarjet

Tryeza: Ndërmarrësia e grave

Instituti Riinvest ka kënaqësinë të ju ftojë në tryezën “Ndërmarrësia e grave", e cila mbahet të enjten, më 09.11.2017, nga ora 10:00 në Hotel Sirius, Prishtinë. Tryeza organizohet në kuadër të projektit Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga USAID përmes Advocacy Training and Resource Center - ATRC , si dhe German Cooperation përmes GIZ.

Në këtë ngjarje do të bëhet prezantimi i raportit si dhe gjetjet e anketës së bërë me 313 gra ndërmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë. Analiza e gjendjes së bizneseve të udhëhequra nga gratë, është bërë duke u fokusuar në karakteristikat e performancën e bizneseve, barrierat e të bërit biznes, financimin dhe çështjet socio-ekonomike. Raporti analizon të dhënat e mbledhura, për të ofruar njohuri mbi karakteristikat unike, rolin e tanishëm dhe mundësitë për rritjen e grave ndërmarrëse. Në këtë mënyrë, tryeza do të shërbejë për të diskutuar rekomandime që synojnë përmirësimin e gjendjes aktuale.

Pjesëmarrja juaj në këtë tryezë do të ishte një nder i madh për ne dhe do të shërbente si mbështetje në avancimin e rolit te gruas në ekonomi. Panelistë të ftuar në këtë tryezë janë Z. Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Lendita Kastrati, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, Znj. Drenusha Shala, Baruti AG, Znj. Syzana Aliu, Magic Ice, Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, si dhe ndërmarrëse tjera. 

Ju mirëpresim në këtë ngjarje. 

Arkiv

Konferenca: Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik

Më shumë

Lansimi i Platformës Elektronike të të Dhënave dhe Aplikacionit për Mobil

Më shumë

Konferencë për Media: Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Punëtoria: Në përkrahje të komunave në hartimin e planeve për zhvillim socio ekonomik

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë