Si pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur fushën kërkimore dhe të inovacionit, sot përfunduam me sukses programin e trajnimit, i krijuar për t'u ofruar punonjësve kërkimorë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të aplikuar për projektet e Horizon Europe, dhe jo vetëm.
Në kuadër të programit të punës për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e zbatimit të projektit Policy Answers në Kosovë, ne kemi trajnuar 50 hulumtues në dy grupe, gjatë muajve shkurt dhe prill/maj 2023. Jemi krenarë për punën dhe përkushtimin e treguar nga pjesëmarrësit gjatë sesioneve, dhe besojmë se ata tani janë mjaft të përgatitur për të aplikuar në të ardhmen në projektet e Horizon Europe.
Për përfundimin e këtij trajnimi, së shpejti do të organizojmë një ngjarje ku të dy grupet do të prezantojnë punën e tyre para një audience më të madhe dhe gjithashtu do të marrin certifikata të pjesëmarrjes. Kjo do të ju ofrojë një mundësi për të shfaqur idetë dhe të ndajnë përvojat e tyre me njëri-tjetrin.
Ne mezi presim të shohim rezultatet e projekteve dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme ndërsa ata ecin përpara në zbatimin e projekt-propozimeve të tyre.