Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 30-vjetorin e Institutit Riinvest, me shumë kënaqësi njoftojmë fituesit e Çmimit “Profesor Ekrem Beqiri” 2025 për esenë më të mirë nga studentët. Ky çmim është themeluar në vitin 2010 për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të Profesor Ekrem Beqirit në zhvillimin e shkencës dhe kërkimeve në Kosovë, dhe synon të inkurajojë iniciativën, kreativitetin dhe aftësitë kërkimore të studentëve në fushat ekonomike dhe sociale.
Pas një procesi të vlerësimi nga komisioni profesional, fitues të këtij edicioni janë:
Vendi i parë: Erjon Pllana – për esenë:
"Praktikat efektive kundër-korrupsion në prokurimin publik"
Vendi i dytë: Flamur Beqiri – për esenë:
"Roli i domosdoshëm i burimeve njerëzore në zhvillimin ekonomik në Kosovë"
Vendi i tretë: Orkida Grajqevci – për esenë:
"Energjia e gjelbër në Kosovë: Një hap më afër saj "
Instituti Riinvest shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë studentët që morën pjesë në këtë konkurs.
Urime të përzemërta fituesve dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional!
Certifikatat dhe shpërblimi do të ndahen me një ceremoni të veçantë.