Nesër, më datë 23 maj, Instituti Riinvest organizon konferencë në kuadër të projektit 'Policy Answers', të programit Horizon Europe.
Në konferencë do të prezantohen dhe debatohen dy raporte hulumtuese me tematika të rëndësishme:
Gjendja e sektorit të hulumtimeve dhe inovacionit në Kosovë nga perspektiva e komunitetit kërkimor.
Korniza institucionale dhe rregullative për rritjen e burimeve dhe administrimit të financave të kërkimeve dhe inovacionit në Kosovë.
Instituti Riinvest ka organizuar këtë konferencë duke ftuar përfaqësuesit e qeverisë, hulumtues të dalluar kërkimor dhe universitete pubike e kolegje, ku mund të ndajnë mendimet e tyre dhe të japin sugjerime dhe rekomandime të vlefshme.