Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Ngjarjet

Riinvest 2017

Konferenca: Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik

Instituti Riinvest ka kënaqësinë t'ju ftojë në Konferencën e IV-të Ndërkombëtare "Aktivizimi i Burimeve të Zhvillimit Ekonomik: Trajtimi i sfidave të (re)industrializimit në Kosovë"; që do të mbahet më 15 maj, 2017, nga ora 10:00, në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë.

Konferenca organizohet në shënim të 22 vjetorit të themelimit të Institutit Riinvest.

Në këtë konferencë, për herë të parë, do të prezantohet dhe bashkëpunimi i ri në mes të Institutit Riinvest (Riinvest) dhe Ministrisë së Financave (MF), nëpërmjet ofrimit të numrit të parë të dokumentit përmbledhës të rrjedhave ekonomike në vend, “Buletini Makroekonnomik 1/2017”. Ky dokument, si botim i përbashkët i Riinvest dhe MF, do të prezantohet në baza kuartale në Kosovë. Gjithashtu, si pjesë hyrëse e diskutimit, do të prezantohet dhe raporti i fundit i Institutit Riinvest “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”. Në sesionin e pasdites, do të prezantohen disa punime shkencore nga autorë ndërkombëtarë.

 

AGJENDA

 

9:30-10:00 Regjistrim i pjesëmarrësve

10:00-10:05 Fjala mirëseardhëse
Alban Hashani, DREJTOR I KËRKIMEVE, INSTITUTI RIINVEST

10:05-10:15 Shënim kryesor
Isa Mustafa, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË LARGIM

SESIONI I PARADITES

10:15-10:25 Prezantimi i Raportit: “Buletini Makroekonomik 1/2017”
Avdullah Hoti, MINISTRIA E FINANCAVE NË LARGIM
Alban Hashani, INSTITUTI RIINVEST

10:25-10:35 Prezantimi i Raportit: “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”
Visar Vokrri, INSTITUTI RIINVEST

10:35-11:30 Paneli Diskutues

MODERATOR:
Alban Hashani, INSTITUTI RIINVEST
DISKUTUES:
Hajredin Kuçi – ZV.KRYEMINISTËR I KOSOVËS NË LARGIM
Marco Mantovanelli – MENAXHER PËR KOSOVË, BANKA BOTËRORE
Ruud Vermeulen – PËRFAQËSUES REZIDENT, FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR
Avdullah Hoti - MINISTËR, MINISTRIA E FINANCAVE NË LARGIM
Hykmete Bajrami – MINISTRE, MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË NË LARGIM
Muhamet Mustafa – PROFESOR I EKONOMISË
Petrit Gashi – KRYETAR BORDI, AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT

11:30 Diskutim i hapur

12:00 Drekë

SESIONI I PASDITES

14:00-17:00 Prezantim i punimeve shkencore
Arben Mustafa & Valentin Toçi
Alban Zogaj
Angela Lawrence
Florin Aliu & Ndrec Musolli
Polina Ananchenkova
Santiago Issa

17:00 Konkluzat dhe shënimi përmbyllës i konferencës

Arkiv

Ju njoftojme...

Më shumë

Riinvest dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike (wiiw) nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më shumë

Tryeza: Ndërmarrësia e grave

Më shumë

Lansimi i Platformës Elektronike të të Dhënave dhe Aplikacionit për Mobil

Më shumë

Konferencë për Media: Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Punëtoria: Në përkrahje të komunave në hartimin e planeve për zhvillim socio ekonomik

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë