Programi ynë i trajnimit me temën “Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe”, aktivitet në kuadër të projektit Policy Answers (Horizon Europe), tani ka nisur zyrtarisht!
Në hapjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve në nivel vendi për programin Horizon Europe, patëm nderin të kishim Udhëheqësen e Divizionit për Bashkëpunimim Ndërkombëtar në Arsimi të Lartë dhe Shkencë, znj. Qamile Sinanaj.
25 punonjës kërkimorë nga universitete të ndryshme dhe organizata të tjera kërkimore na janë bashkuar në këtë përvojë gjithëpërfshirëse dhe informuese. Kjo do t'i pajisë ata me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për një hulumtim të thellë të elementeve kyçe të projekt propozimeve të suksesshme, duke përfshirë hartimin e projektit, buxhetimin dhe vlerësimin e ndikimit të tij. Trajnerët tanë ndërkombëtarë dhe ekspertë të Riinvestit do t'i udhëheqin ata gjatë gjithë procesit, duke ndarë praktikat më të mira për të ndihmuar në krijimin e propozimeve.
Mos e humbisni këtë mundësi, aplikoni tani për grupin e dytë që organizohet në muajin prill të këtij viti dhe hidhni hapin e parë drejt realizimit të projektit tuaj.
Për më shumë në vegëzen e mëposhtme: