Në planin global, ekonomia po vazhdon rimëkëmbjen pas tronditjeve të mëdha që kanë filluar gjashtë vite më parë. Megjithatë, kjo rimëkëmbje po shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme dhe me pakësimin e rezervave fiskale dhe të burimeve të tjera për përballimin e çrregullimeve të reja. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), rritja ekonomike globale pritet të përmirësohet nga 3.1 për qind këtë vit në 3.4 për qind në vitin 2027. Presionet inflacion iste, ndonëse me intensitet më të ulët, pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Kushtet globale të afarizmit po ndikohen gjithnjë e më shumë nga tri transformime të thella: ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike, trans formimi teknologjik i nxitur veçanërisht nga inteligjen ca artificiale (IA), si dhe ndryshimet në organizimin dhe mënyrën e kryerjes së punës. Këto zhvillime po sfidojnë strukturat ekzistuese të biznesit dhe po krijojnë presion për inovacion, rritje të produktivitetit dhe fleksibilitet më të madh organizativ, si parakushte për ruajtjen dhe forcimin e aftësisë konkurruese. Në këtë kontekst, bizne set që integrojnë IA-në në të gjitha funksionet e tyre dhe investojnë në teknologji e kapital njerëzor pritet të kenë përparësi.