Regjistrimi i Popullsisë 2024 përbën një arritje të rëndësishme në përpjekjet e Kosovës për të përditësuar dhe modernizuar mbledhjen e të dhënave demografike dhe socio-ekonomike, më shumë se një dekadë pas regjistrimit të vitit 2011. Ai ofron pasqyrë më të plotë dhe më të avancuar të popullsisë së Kosovës deri më sot, duke siguruar njohuri thelbësore për politikë bërjen e bazuar në të dhëna, planifikimin institucional dhe strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm.