Çmimi “Profesor Ekrem Beqiri” është themeluar në vitin 2010 nga Bordi i Institutit Riinvest për të përjetësuar emrin dhe veprën e Profesor Ekrem Beqirit dhe nderuar kontributin e tij të madh në shkencën kosovare, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e kërkimeve shkencore në Kosovë dhe në vetë Institutin Riinvest. Ky çmim synon të nxisë iniciativën, kreativitetin dhe aftësitë kërkimore të studentëve në fushën e shkencave ekonomike dhe sociale.