Qëllimi i projektit është të analizoj rolin e grave në pozitat vendimmarrëse në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Në mënyrë specifike, studimi do të identifikojë pengesat që gratë kanë në përfaqësim në pozita vendimmarrëse, rrjedhimisht do të nxjerrë rekomandime se si këto pengesa mund të minimizohen. Ky studim mbështetet në një metodologji të përzier kualitative dhe kuantitative. Metodologjia kuantitative përfshinë një anketë me rreth 700 gra në sektorin publik dhe privat, ndërsa metodologjia kualitative përfshinë organizimin e tri grupeve të fokusura me gra të cilat mbajnë pozita vendimmarrëse në sektorin publik dhe privat. Hartimi i raportit përfundimtar do t’ju shërbej institucioneve publike për hartimin dhe dizajnimin e politikave publike.
Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë si nxitës të barazisë gjinore, zhvillimit dhe paqes pozitive përmes konsolidimit dhe mbështetjes së reagimeve zhvillimore inovative dhe transformuese të udhëhequra nga të rinjtë ndaj ndikimit të normave dhe stereotipeve gjinore, veçanërisht në pasojat e pandemisë COVID-19. Qëllimi i këtij studimi (anketë dhe fokus grupe) është të hartojë sfidat që paraqesin normat dhe stereotipet gjinore mbi të rinjtë nga këndvështrimi i sigurisë njerëzore, barazisë gjinore dhe zhvillimit socio-ekonomik. Ky hulumtim do të hartojë njohuritë e të rinjve në Kosovë, të moshës ndërmjet 15 dhe 29 vjeç, përmes një hetimi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga të rinjtë për perspektivat e tyre, jashtë kornizës normale të studimeve/anketave të mëparshme rinore. Për qëllim të këtij studimi, Riinvest do të realizojë një anketë me 1065 të anketuar në të gjitha komunat e Kosovës, do të organizojë shtatë fokus grupe dhe do të prodhojë një raport hulumtues analitik.
Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë të prodhojë një vlerësim të bujqësisë digjitale, perspektivës gjinore, punës së papaguar dhe rinisë në zonat rurale dhe urbane në mbarë Kosovën. Për qëllim të këtij projekti, Riinvest ka realizuar një anketë në 38 komuna në mbarë Kosovën, duke përfshirë edhe komunitetet joshumicë. Anketa ka qenë në dy pjesë; Pjesa I ka përfshirë një “vlerësim mbi bujqësinë digjitale, gjininë dhe rininë në Kosovën rurale” Kjo ka përfshirë një mostër të rastësishme prej 800 familjesh rurale në të gjithë Kosovën dhe Pjesa II ka përfshirë një anketë mbi “punën e papaguar dhe gjininë”, e cila ka përfshirë pyetjet e mbivendosura me Pjesën I për dixhitalizimin dhe ekonominë informale, kjo ka përfshirë një mostër të rastësishme prej 800 familjesh jo-rurale (urbane).
Qëllimi i projektit, ishte avokimi për avancimit e të drejtave të grave në Kosovë. Objektivi kryesor i projektit ishte shtyrja përpara e diskutimit mbi çështjet më urgjente që ndikojnë në fuqizimin e grave, konkretisht çështjeve të identifikuara në Agjendën Kombëtare për Fuqizimin Ekonomik të Grave. Gjatë projektit janë hartuar katër dokumente pozicionuese në temat:
Dispozitat ligjore që rregullojnë pushimin e lehonisë
Inkurajimin e vajzave dhe grave për të zgjedhur profesionet që kanë perspektivë më të mirë në tregun e punës
Gratë ndërmarrëse në Kosovë
Qendrat e kujdesit për fëmijë në Kosovë
Objektivi i përgjithshëm i anketës është t'u ofrojë palëve të shumta të interesuara të dhëna dhe informacione në kohë për gatishmërinë dixhitale, dixhitalizimin dhe transformimin dixhital në nivel komunal, duke shërbyer si një mjet thelbësor analitik për hartimin e strategjisë dhe politikës së Agjendës Dixhitale. Më e rëndësishmja, rezultatet e anketës do të ofrojnë të dhëna të detajuara të ndara për rekomandimet e politikave, të cilat nga ana tjetër mund të kontribuojnë në zhvillimin e agjendës dhe strategjisë dixhitale të Kosovës. Aktivitetet kryesore të lidhura me anketën përfshijnë: (i) një anketë në shkallë të gjerë me 4,200 të anketuar në shtatë rajone në Kosovë, (ii) shtatë (7) raporte rajonale në anglisht, shqip dhe serbisht, dhe (iii) prezantimin e gjetjeve të anketës.