PËLLUMB ÇOLLAKU, PHD
Bashkëpunëtor i Lartë për Hulumtime
Pëllumbi është pjesë e Institutit Riinvest nga viti 2019, pas një përvoje të gjatë në sektorin bankar të Kosovës, dhe atë ndërkombëtar të hulumtimeve. Aktualisht ai mban pozitën e Bashkëpunëtorit të Lartë për Hulumtime. Studimet themelore universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në dy drejtime, për Ekonomi, dhe Shkencë Politike, studimet master në drejtimin Financë dhe Banka, ndërsa studimet doktorale në Ekonomi dhe Financë në Universitetin “La Sapienza” në Romë, Itali, me fokus në ekonomiksin e investimeve direkte nga jashtë (FDI). Në kuadër të Institutit “Riinvest”, Pëllumbi ka qenë i përfshirë në projekte kërkimore të ndërlidhura me çështjet socio-ekonomike të vendit dhe rajonit, mes tjerash në çështjet e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal, politikave monetare dhe fiskale, etj. Pëllumbi është i angazhuar edhe në cilësinë e ligjëruesit në Kolegjin Riinvest në lëndët Ekonomia Politike Ndërkombëtare, Menaxhimi i Zhvillimit, dhe Ekonomiksi i Qëndrueshëm. Interesi i tij kërkimor shtrihet në fushën e investimeve direkte nga jashtë, tregtisë ndërkombëtare, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit dhe integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe politikave sociale. Pëllumbi publikon aktivisht në lidhje me fushat e tij kërkimore në revista shkencore ndërkombëtare, dhe merr pjesë aktivisht në konferenca ndërkombëtare.