Prof. Asoc.Petrit Gashi ,
Anëtar
Z.Petrit Gashi ka përfunduar studimet bazike në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Ka doktoruar në Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe, në fushën e tregtisë të jashtme. Z. Gashi është profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës ku ligjëron lëndët Tregti Ndërkombëtare, Ekonomiksi i Tranzicionit, dhe Biznes Ndërkombëtar. Punimet e tij janë publikuar në: Small Business Economics, Applied Economics, Global Trade and Customs Journal, Croatian Economic Survey, Eastern European Economics dhe të tjera. Një pjesë e punës së tij kërkimore gjithashtu është përfshirë në publikimet në vend. Z. Gashi është bursist i Fondacionit Fulbright. Petriti është emëruar anëtar i bordit të institutit Riinvest në Mars 2020 me mandat 4 vjeçar.