Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory012

Të paguash apo mos të paguash?

Këtë javë do të tentojmë të analizojmë evazionin dhe moralin fiskal në Kosovë nga këndvështrimi i bizneseve. Të dhënat janë nxjerrë nga anketa e radhës e realizuar gjatë këtij viti nga Instituti Riinvest me 600 biznese kosovare, kryesisht të vogla dhe të mesme.

Për të kuptuar evazionin fiskal kompanive u është kërkuar të japin vlerësimin e tyre lidhur me nivelin e shitjeve që deklarohen nga firmat konkurrente për qëllim tatimimi. Përqindja e pa raportuar (nga përqindja maksimale e mundshme 100%) tregon nivelin e evazionit fiskal. Metoda e anketimit në mënyrë indirekte është treguar të jetë me e përshtatshme për të nxjerr informata nga kompanitë lidhur me nivelin e evazionit fiskal. Menaxherët/pronarët e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se në mesatare bizneset në industrinë e tyre i deklarojnë rreth 68% të të hyrave. Nga kjo del se rreth 32% e të hyrave nuk deklarohen për qëllim  tatimimi. Rezultate të ngjashme janë arritur në anketën e realizuar me NVM nga Instituti Riinvest në vitin 2013, ku përqindja e shitjeve të deklaruara ka qenë 65.6. Krahasuar me vitin 2013, niveli i evazionit fiskal ka rënë për vetëm 2 pikë të përqindjes (Figura 1). Një shkallë e tillë e mos deklarimit të të hyrave nënkupton se bizneset kontribuojnë më pak se që duhet në buxhetin kombëtar dhe si rezultat shërbimet publike, që do të mund të financoheshin nga kontributet e bizneseve, janë për një të tretën më të vogla se që do të mund të ishin. Për më tepër, një nivel i tillë i evazionit fiskal krijon pabarazi dhe konkurrencë të pandershme në treg e për pasojë mund t’i shtyej bizneset tjera drejt falimentimit ose të njëjtat stimulohen që të gjejnë mënyrë të ngjashme që t’i nën raportojnë shitjet për qëllim tatimimi. 

Image

Por, sa e arsyetojnë përfaqësuesit e bizneseve mos deklarimin e shitjeve për qëllim tatimimi në momentin kur ekziston mundësia për ta bëtë një gjë të tillë? Përmes kësaj pyetje ekipi i Institutit Riinvest është munduar të kuptoj nivelin e moralit fiskal. Pyetja është vlerësuar prej 1 deri 10, ku 1 do të thotë se mos deklarimi i shitjeve nuk është asnjëherë i arsyetueshëm ndërsa 10 do të thotë se është gjithmonë i arsyetueshëm. Vlerësimi mesatar ka dal të jetë 4.1 pikë. Nëse rezultatet në këtë pyetje  prezantohen në përqindje del se mbi 40% mendojnë se evazioni fiskal nuk është asnjëherë i arsyetueshëm; rreth 30% mendojnë se është nganjëherë i arsyetueshëm; 22% mendojnë se evazioni fiskal është shpesh i arsyetueshëm; ndërsa 8% mendojnë se evazioni fiskal është gjithmonë i arsyetueshëm. Rezultate të tilla tregojnë se rreth 60% e bizneseve e arsyetojnë në një formë evazionin fiskal. Krahasuar me vitin 2013, ka dukshëm ndryshime pasi që në atë vit rreth 56% e bizneseve kanë deklaruar se evazioni fiskal nuk është asnjëherë i arsyetueshëm dhe rreth 44% e kanë arsyetuar në një formë (Figura 2 prezanton qëndrimin e bizneseve lidhur me moralin fiskal në 4 vitet e fundit). Nëse i krahasojmë ekstremet pozitive, pra të anketuarit që asnjëherë nuk e justifikojnë evazionin fiskal, Kosova me 40% renditet shumë larg Sllovenisë (si vendi më i afërt për të cilin ekzistojnë të dhëna krahasuese) me 70.3% të deklaruar se evazioni fiskal nuk është asnjëherë i arsyetueshëm. Kosova renditet në mesin e vendeve me moral fiskal të ulët si Algjeria (35%), Afrika Jugore (35%), Ruanda (32%) dhe Iraku (32%) (World Value Surveys, 2016).[1]

Image

 

__________________________________________

[1] Të dhënat nga anketa na mundësojnë që të krahasojmë moralin fiskal të bizneseve në Kosovë me moralin fiskal në botë, duke përdorur të dhënat nga World Value Surveys (WVS). Natyrisht supozimi këtu është që morali fiskal individual mund të shërbejë si indikator për moralin fiskal biznesor. Të dhënat nga WVS-ja mbulojnë anketat në 56 shtete në tërë botën për periudhën 2010 dhe 2014 (duhet të jetë e qartë se jo të gjitha anketat janë bërë në kohën e njëjtë). 

Arkiv

A po përmirësohet ambienti biznesor në Kosovë?

Më shumë

Çka nëse puna e papaguar do të paguhej?

Më shumë

Kosova: E fundit mes të pabarabartëve

Më shumë

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë