Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Projektet e përfunduara

1

Studim i Bazës Vlerësuese në Organizatat e Anëtarësimit Biznesor në Sektorë të Turizmit dhe Përpunimit-Ushqimor

Instituti Riinvest është i përfshirë në zhvillimin e vlerësimit bazë në nivel organizimi të sektorit të Turizmit dhe Përpunimin e Ushqimit (frutave dhe perimeve dhe produkteve pyjore jo-drurore) në sektorë në të cilët PPSE-ja është active. Qëllimi kryesor i kësaj ankete është të shikoj në potencialin e Organizatave Anëtarësuese Biznesore (BMOs) në fuqizimin dhe rritjen e sektorëve dhe mbështetjen që ju ofrojnë anëtarëve të tyre në këtë kuptim, dhe efektit në influencimin dhe mundësimin e politikave dhe rregulloreve. 
2

Avokimi për Qeverisje të Hapur - PASOS

Avokimi për Qeverisje të Hapur është projekt rajonal dy-vjeçar i mbështetur nga Bashkimi Europian, i udhëhequr nga rrjeti PASOS (Policy Association for an Open Society). Qëllimi kryesor i projektit ishte të inkurajojë Qeverinë e Kosovës dhe qeveritë e vendeve të tjera fqinje të bëhen më transparente, të përgjegjshme, inovative, në hap me teknologjinë, si dhe të nxisin përfshirjen e qytetarëve në hartimin e politikave. Roli i Riinvestit në këtë projekt ishte avokimi për qeverisje të hapur përmes hulumtimeve, udhëzuesve, konferencave, koalicioneve të OJQ-ve, granteve për OJQ-të, dhe uebinarëve që adresojnë tema të qeverisjes së hapur. Po ashtu, edhe përmes monitorimit dhe vleresimit të implementimit të planit nacional të veprimit. Përfundimisht, gjatë dy viteve të projektit, Instituti Riinvest ka avokuar gjerësisht për qeverisje të hapur në media të tilla si, gazeta, TV dhe radio.

3

Mbështetje Komunave për hartimin e Planeve për Zhvillim Socio-Ekonomik

Qëllimi primar i këtij projekti të mbështetur nga USAID dhe CDF, është që të kontribuoj në përmirësimin e zhvillimit të politikave në nivel lokal në katër komuna të Kosovës – Gjilan, Shtërpce, Obiliq si dhe Graçanicë. Në mënyrë specifike, përmes ofrimit të asistencës teknike ky aktivitet synon avancimin e njohurive të zyrtarëve lokal lidhur me zhvillimin e Strategjive për Zhvillim Socio-Ekonomik në nivel lokal. Për më tepër, projekti gjithashtu ka për qëllim ngritjen e efiçiencës  së qeverive lokale në adresimin e nevojave të qytetarëve si dhe përmirësimin e komunikimit në mes të komuniteteve jo shumicë dhe komunitetit Kosovar/Shqiptar. 

4

Lidershipi i Evropës Jug-Lindore për Zhvillim dhe Integritet - SELDI

Qëllimi i këtij projekti është që të: ndërtojë një koalicion anti-korrupsion dhe të qeverisjes së mirë ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OJQ-ve) në Evropën Jug-Lindore (SEE), të ngrisë kapacitetin, njohurinë dhe përkushtimin e OJQ-ve për të ofruar analiza, monitoruar dhe avokuar, për të promovuar dialogun shtet-shoqëri, dhe për të përmirësuar ambientin e aktivizmit civil, për të kontribuar për një mbështetje të ngritur publike/civile dhe pjesëmarrje në qeverisje të mirë dhe anti-korrupsion. Po ashtu për ti ndihmuar OJQ-të të përmirësojnë legjitimitetin e tyre, transparencën, dhe llogaridhënien. Roli i Riinvestit në këtë projekt ishte që të hulumtojë çështjen e korrupsionit në Kosovë. Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit, kishte gjashtë kapituj të hulumtimeve dytësore: II. Politikat Anti-korrupsion dhe Ambienti Regullator, III. Praktikat Institucionale dhe Fuqizimi i Ligjit, IV. Gjyqësori në Anti-Korrupsion, V. Korrupsioni dhe Ekonomia, VI. Shoqëria Civile në Anti-Korrupsion, VII. Bashkëpunimi Ndërkombëtar. Pjesa më e rëndësishme e Raportit ishte Kapitulli I, mbi nivelin e korrupsionit të studiuar me një anketë me 1000 respondentë. Riinvesti po ashtu morri pjesë në të gjitha takimet dhe konferencat e Iniciativës. Riinvesti dorëzoi përmbledhje të shkurta në çështje të ndryshme të ndërlidhura me korrupsionin në Kosovë. Faza e dytë e projektit do të fokusohet në çështjet e korrupsionit të ndërlidhura me energji, qeverisje, dhe sundim të ligjit. 

5

Transformative Leadership Program – Citizen Corps (TLP-CCP)

TLP-CCP është projekt i mbështetur nga USAID, që do bëjë hulumtimin dhe vlerësimin e përgjithshëm të mjedisit të tregut të punës dhe ofrimin e mbështetjes për punë vullnetare për bursistët e programit TLP. Ky projekt ka për qëllim të siguroj vende për vullnetarizëm për bursistët në organizata dhe institucione të ndryshme në Kosovë me qëllim që këta studentë pas kthimit nga studimet e tyre në SHBA të kenë mundësinë të kontribuojnë në shoqëri dhe komunitet.

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë