Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Tryezë diskutimi

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest “Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër” janë prezantuar dhe diskutuar të gjeturat e dala nga intervistat me zyrtarë të komunave në rajonin ekonomik Qendër. Në tryezë, në cilësinë e panelistëve, ishin pjesëmarrës z. Sokol Havolli, Shef i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit, z. Besim Kamberaj nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Besa Luzha nga Fonacioni Friedrich Ebert, si dhe z. Alban Hashani nga Instituti Riinvest.

Tryezën e hapi drejtori i hulumtimeve të Institutit Riinvest z. Alban Hashani. Në fjalën e tij hyrëse z. Hashani ka diskutuar rreth metodologjisë dhe rëndësisë së raportit, rrjedhimisht realizimit të studimit, dhe në këtë mënyrë identifikimit të prioriteteve të qeverisë qendrore me përputhshmëri më të lartë përballë prioriteteve të qeverive lokale të rajonit qendër.

Image
Alban Hashani - Drejtor i Hulumtimeve ne Institutin Riinves

Të dhënat e nxjerra nga studimi “Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër”, i prezantoi hulumtuesja në Institutin Riinvest znj. Enisa Serhati. Sipas të dhënave të prezantuara nga znj. Serhati, në përgjithësi, strategjitë për zhvillim janë bazuar në kategori të njëjta zhvillimore si për qeverisjen qendrore ashtu edhe për atë lokale. Këto kategori janë: Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor, Zhvillimi i Industrive Konkurruese, Zhvillimi i Infrastrukturës, dhe Zhvillimi i Bujqësisë. Sidoqoftë, sipas saj ka një përputhshmëri jo të lartë mes prioriteteve të komunave të rajonit Qendër dhe prioriteteve të Qeverisë qendrore brenda këtyre kategorive për zhvillim. Përputhshmëria është më e ulëta në kategorinë e zhvillimit të infrastrukturës dhe zhvillimit të bujqësisë, me përjashtim të zhvillimit të infrastrukturës në Komunën e Lipjanit, ka deklaruar Serhati.

Image
Enisa Serhati - Hulumtuese ne Institutin Riinvest, prezaton studimin

Ndërkohë, Shefi i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit, z. Sokol Havolli, deklaroi se bashkëpunimi mes Qeverisë dhe komunave përshpejton zhvillimin ekonomik. Sipas z. Havolli, Qeveria ka dokumente strategjike nga të cilat i nxjerr prioritetet e saj, ku programi i reformave ekonomike dhe buxheti i Republikës së Kosovës janë instrumentet për adresimin e kërkesave të komunave për zhvillimin ekonomik. Ai po ashtu theksoi se 4 milion € janë ndarë për adresimin e kërkesave te nivelit lokal. Gjithnjë sipas tij, ekzistojnë 2 mekanizma kryesorë për komunat: qarkorja e buxhetit dhe komisioni i granteve. Zyra e Kryeministrit në dizajnimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim është konsultuar me të gjithë trupat, përfshirë edhe atë komunal, ku janë marrë parasysh vërejtjet dhe ka bërë modifikime me qëllim që të përputhen sa më shumë prioritetet e nivelit qendror me atë lokal. Sipas z. Havolli, Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet, me ç'rast ekzistojnë dy skema me të cilat Qeveria ndihmon zhvillimin e bujqësisë: grantet dhe subvencionet, mirëpo, këto jepen kryesisht individualisht për bujqit, për shkak se kemi edhe komuna, si Obiliqi, që kanë 70% të territorit tokë industriale. Vitet 2015 dhe 2016 kanë qenë vitet në të cilat janë ndarë më shumë grante se në cilindo vit paraprak, dhe ky trend do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen, ka përfunduar Havolli.

Image
Sokol Havolli - Shef i Kabinetit ne Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

Pas tij, fjalën e mori, z. Besim Kamberaj nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili deklaroi se rajoni ekonomik qendër është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Kosovës, për vetë faktin se Kryeqyteti është pjesë e këtij rajoni, dhe ky disbalanc do të vazhdojë edhe në të ardhmen pikërisht për shkak të Kryeqytetit. Sipas tij, në komuna të vogla, vetëm 15% e buxhetit komunal varet nga të hyrat vetanake, andaj është e domosdoshme ndryshimi i mënyrës së ndarjes së buxhetit. Planet zhvillimore janë obligative, kurse prioritetet komunale janë në vullnetin e vetë komunave, ndërsa zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe zhvillimi i inrastrukturës kanë qenë dhe mbeten në fokus të MAPL-së, përfundoi Kamberaj.

Pjesëmarrës tjerë në tryezë ishin zyrtarë të lartë të komunave të rajonit Qendër, komuna e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit, Lipjanit, Graçanicës dhe Shtimës. Si përfundim, pothuajse të gjithë u pajtuan se i rëndësishëm është krijimi i një modaliteti të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe komunave për të identifikuar hapësirat për planifikim të përbashkët zhvillimor që do të asistonte në një rritje ekonomike dhe zhvillim të përshpejtuar.

Ky studim është realizuar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Video e plotë e konferencës

 

Arkiv

Prezantohen gjetjet e raportit "Përgjigje ndaj sfidave ekonomike" dhe "Terapi për shëndetësinë"

Më shumë

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë