Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Publikohet libri "Ekonomia e Kosovës"

Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Institutit Riinvest, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Instituti Riinvest ka publikuar librin “Ekonomia e Kosovës”. Libri “Ekonomia e Kosovës”, i organizuar në 14 kapituj është shkruar nga ekspertë të fushave respektive, dhe redaktuar nga profesori Muhamet Mustafa, njëri prej themeluesve të Institutit Riinvest.

Image

Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest Alban Hashani, njëherësh edhe njëri prej autorëve të librit ka shfrytëzuar rastin ti falënderoj të gjithë mbështetësit, partnerët dhe bashkëpunëtorët e Institutit Riinvest gjatë rrugëtimit 23 vjeçar, duke deklaruar se falë bashkëpunimit të tyre, Instituti Riinvest tani më mbetet adresë reference për studiuesit, mediat dhe politik-bërësit për çështjet socio-ekonomike.

Image

Tutje, z. Hashani shtoi se në kuadër të shënimit të këtij 23 vjetori, dhe duke pasur parasysh faktin që kemi literaturë të mangët ekonomisë së vendit, kemi vendosur të publikojmë librin “Ekonomia e Kosovës”. Hashani deklaroi se libri i dedikohet studentëve dhe politik-bërësve të vendit, dhe si i tillë nuk mbulon të gjitha temat, por do të jetë shumë dobi-prurës për audiencën e gjerë, dhe do të përditësohet në edicionet e radhës.

Ndërkohë, profesori dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës z. But Dedaj, uroi Riinvestin për 23 vjetorin dhe promovimin e librit.

Image

Z. Dedaj deklaroi se ky libër është i një rëndësie të veçantë për studentët dhe studiuesit, pasi që trajton ekonominë e vendit përmes 14 kapitujve të shtjelluar në koncepte teorike dhe shembujve praktikë, nga 14 ekspertët më të mirë ekonomikë të vendit, dhe si i tillë është i pari në Kosovë.    

z. Muhamet Mustafa, redaktor i librit dhe njëri prej themeluesve të Institutit Riinvest, falënderoi të 13 autorët e librit, dhe të gjithë bashkëthemeluesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit Riinvest. Sipas z. Mustafa, misioni i Riinvestit është i njëjte dhe do të mbetet i tillë, pra promovimi i mendimit modern ekonomik, dhe zhvillimi modern ekonomik i Kosovës, i bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë.

Image

“Gjatë punës tonë kemi vërejtur se studentet kanë vështirësi të kuptojnë thelbin e koncepteve ekonomike nëse ato nuk ilustrohen me shembuj, dhe prandaj qëllimi ynë ka qenë që ta bëjmë mësimin e ekonomisë si proces më të lehtë dhe atraktiv për studentë” deklaroi z. Mustafa. Po ashtu, sipas tij, përmes këtij libri kemi dashur që akterët tonë politik dhe të shoqërisë civile, ti zgjerojnë njohuritë e tyre për ekonominë e Kosovës, dhe si rezultat presim që libri do të jetë shumë i dobishëm edhe për ata. Pikë tjetër që nxitur publikimin e këtij libri sipas z. Mustafa është qëllimi ynë si Riinvest që ta ngrisim debatin në ekonomi, pasi që sipas tij debati për ekonomi dominohet nga diskursi politik.

Image

Autorët e librit janë: Alban Zogaj, Lumir Abdixhiku, Muhamet Mustafa, Alban Hashani, Petrit Gashi, Arben Mustafa, Sokol Havolli, Artane Rizvanolli, Valentin Toçi, Besnik Krasniqi, Venera Demukaj, dhe Fisnik Reçica.

 

Arkiv

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Më shumë

Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”

Më shumë

Publikohet "Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave"

Më shumë

Lansohet "Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë MCI"

Më shumë

Zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet Riinvest dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike (wiiw)

Më shumë

Mbahet tryeza "Ndërmarrësia e grave"

Më shumë

Prezantohen gjetjet e raportit "Përgjigje ndaj sfidave ekonomike" dhe "Terapi për shëndetësinë"

Më shumë

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë