Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Lansohet "Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë MCI"

Në hapësirat e Institutit Riinvest, është bërë lansimi zyrtar i projektit “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë (MCI)”, projekt ky i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, por i implementuar nga Institutit Riinvest.

Drejtori i Misionit të USAID në Kosovë, z. James Hope, ka deklaruar se ndjehet shumë i lumtur pasi që projekti “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë (MCI)” po implementohet sërish.

Image

Sipas tij, MCI është projekt që ka për qëllim promovimin e transparencës dhe qeverisjes së mirë në të gjithë Kosovën, dhe është dëshmuar si mjet efektiv. Ai shtoi se shumica e komunave në Kosovë si dëshmi të qeverisjes së mirë, e marrin renditjen në Indeksin Komuna të Konkurrueshmërisë – MCI, dhe krenohen me të. Gjithnjë sipas tij MCI është shkop matës që tregon se cilat shërbime duhet të përmirësohen në ambientin afarist, dhe përfshin të gjitha komunat e Kosovës (38), si dhe nxit konkurrueshmëri mes tyre duke i nxitur ato që të këmbejnë mes veti praktikat më të mira, dhe të gjejnë zgjidhje në sfidat me të cilat ballafaqohen. Në fund, z. Hope deklaroi se është krenar që Instituti Riinvest është partner i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, dhe do të implementojnë projektin.

Në anën tjetër, z. Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Riinvest, deklaroi se indeksi i konkurruëshmërisë do të nxisë konkurrencë në mes komunave për të bërë më shumë në përmirësimin e mjedisit biznesor në nivelin lokal.

Image

Ai po ashtu tha se hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës do të ndikojë në përmirësim të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të ambientit biznesor. “Indeksi i konkurrushmërisë së komunave do të ankorohet në nivelet më të rëndësishme të politik-bërjes së informuar në Kosovë. Hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës, besojmë se do të ndikojnë fuqishëm në përmirësimin fillimisht të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të mjedisit biznesor nëpër komuna, dhe i njëjti gjithashtu do të paraqesë një burim të rëndësishëm të të dhënave për të dizajnuar politikat publike. Po ashtu për faktin se Indeksi i Konkurrueshmërisë së Kosovës përfshinë të gjitha komunat e Kosovës ai do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizojë mjedisin biznesor nëpër komuna, si dhe të nxisë konkurrencën ndërmjet tyre, për të bërë shumë më shumë për aspekte të ndryshme të mjedisit biznesor dhe përmirësimin e tyre”, deklaroi Hashani.

Indeksi i Konkurrueshmërisë do të dizajnohet për të gjitha komunat e Kosovës në të cilën janë përfshirë 3100 ndërmarrje dhe grupe të fokusit për të marrë disa indikatorë cilësorë që janë vështirë të arritshme përmes anketës.

Arkiv

Mbahet tryeza "Ndërmarrësia e grave"

Më shumë

Prezantohen gjetjet e raportit "Përgjigje ndaj sfidave ekonomike" dhe "Terapi për shëndetësinë"

Më shumë

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit në "Dokufest"

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë