Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet Riinvest dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike (wiiw)

Instituti Riinvest dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) kanë zyrtarizuar “Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik”. Marrëveshja e memorandumit e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest z. Alban Hashani, dhe zëvendës drejtori i Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) z. Mario Holzner, ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve për hulumtime cilësore në fushën e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Në ceremoninë e zyrtarizimit të memorandumit, z. Muhamet Mustafa, njëri nga themeluesit e Institutit Riinvest, përshëndeti të pranishmit dhe uroi nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se me një marrëveshje të tillë Instituti Riinvest dhe “wiiw” po e zhvillojnë tutje bashkëpunimin ndërmjet tyre për projekte dhe hulumtime të përbashkëta.

Image

Ndërkohë, zëvendës drejtori i Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) z. Mario Holzner, deklaroi se nënshkrimi i një memorandumi të tillë, është vetëm formalizim dhe vazhdimësi e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) dhe Institutit Riinvest, bashkëpunim ky i cili sipas tij vazhdon për rreth 20 vite.

Image

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, shpalosi pikat kryesore të memorandumit. z. Hashani deklaroi se formalizimi i këtij bashkëpunimi si qëllim kryesor ka forcimin e pozitës së Riinvest-it, dhe mundësimin e përdorimit sa më të mirë të burimeve dhe kompetencave të të dy organizatave.

Image

Tutje, z. Hashani deklaroi se “wiiw” dhe Riinvest do të krijojnë një task-forcë të përbashkët për të identifikuar mundësitë e aplikimit dhe projekteve të ndryshme kërkimore, në mënyrë të veçantë në kuadër të kornizës së horizontit 20-20. z. Hashani po ashtu theksoi se “wiiw” në periudhë afat-shkurtë ka treguar gatishmëri ta mbështes Riinvest-in, me ndihmën e nevojshme teknike për ndërtimin e kapaciteteve për parashikimin e trendeve ekonomike. Nw fund, z. Hashani deklaroi se të dy organizatat gjithashtu janë pajtuar të mbështesin mobilitetin e stafit për punë kërkimore në projekte të përbashkëta dhe çështje të mësimdhënies, si dhe në organizimin e konferencave të ngjarjeve të përbashkëta në Kosovë dhe Austri.

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), është ndër institutet më prestigjioze për studime ekonomike në Evropë. 

Image
z. Holzner ne rrjete sociale

 

Arkiv

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Instituti Riinvest lanson Platformën e të Dhënave dhe Aplikacion për Mobil

Më shumë

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Më shumë

Sa është e hapur qeveria e Kosovës?

Më shumë

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Më shumë

Vlerësimi i Korrupsionit ne Kosovë

Më shumë

Përputhshmëria e prioriteteve të qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale

Më shumë

Riinvest avokon kundër korrupsionit

Më shumë

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Më shumë

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë