Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Forumi Kombëtar

Shkëmbimi i Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur

Instituti Riinvest, në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile, në kuadër të projektit ‘Avokimi për Qeverisje të Hapur’ organizoi tryezën “Forumi Kombëtar për Qeverisje të Hapur”, forum ky që ka për qëllim inkurajimin e Qeverisë së Kosovës dhe qeverive të vendeve të tjera fqinje të bëhen më transparente, të përgjegjshme, inovative, në hap me teknologjinë, si dhe të nxisin përfshirjen e qytetarëve në hartimin e politikave.

Forumin e shpalli të hapur z. Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest, i cili bëri një përmbledhje të mbarëvajtjes së punës së bërë në implementimin e këtij projekti, duke theksuar si pikë shumë të rëndësishme ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta nëpërmjet një qeverisjeje transparente.

Paul Maassen, Koordinator dhe ekspert i Shoqërisë Civile në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (PQH), në lidhje direkte nga Brukseli, diskutoi rreth prioriteteve të partneritetit për qeverisje të hapur, të cilat sipas tij janë krijimi i hapësirës për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe partneritetit për qeverisje të hapur. Sipas tij ka një përmirësim të dukshëm sa i përket qeverisjes së hapur, pasi që më shumë akterë po përfshihen në partneritet. Sipas z. Maassen, organizatat e shoqërisë civile duhet të fillojnë një dialog me qeverinë dhe të zhvillojnë një plan në pajtim me nevojat e qytetarëve.

Image
Paul Maassen, Koordinator dhe ekspert i Shoqërisë Civile në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (PQH), në lidhje direkte

Znj. Artela Mitrushi, eksperte e PQH-së, bëri një prezantim të titulluar: ‘Reflektimi mbi kontributin e OSHC-ve në Shqipëri në kuadër të PQH-së’. Sipas znj. Mitrushi, dialogu ndërmjet qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile është i nevojshëm, jo vetëm në momentin e draftimit te plan veprimit, por edhe në implementimin dhe monitorimin e vazhdueshëm. Sipas saj gjithpërfshirja e qytetarëve është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ndërkohë pjesë e panelit interaktiv të moderuar nga znj. Besa Luzha, në pjesën e parë të diskutimit ku u diskutua rreth përvojave të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në aktivitete të qeverisjes së hapur në Kosovë dhe rajon, ishin edhe z. Georges Labreche, drejtor i “Open Data Kosovo”, dhe z. Hajrulla Çeku, nga organizata “Ec ma ndryshe”. Sipas z. Labreche, organizatat e shoqërisë civile dhe qeveria duhet të fokusohen në aktivitete të cilat kanë impakt të vërtetë. Sipas tij, organizatat e shoqërisë civile nuk janë duke i hapur të dhënat e tyre, përderisa po kërkojnë nga qeveria ta bëjë të njejtën gjë. Në anën tjetër sipas tij, qeveria po vazhdon të jetë e fokusuar në përmbushjen e kërkesave formale të Bashkimit Evropian, por jo edhe të atyre me ndikim të vërtetë, si për shembull hapjen e ueb-faqes por jo edhe mirëmbajtjen e saj. Sipas tij, në nivel lokal, Komuna e Gjakovës mbetet shembulli më i mirë i praktiktës së hapjes së të dhënave.

Ndërsa z. Hajrulla Çeku, nga organizata “Ec ma ndryshe” prezantoi punën rreth indeksit të transparencës të cilën organizata “Ec ma ndryshe” e ka krijuar me qëllimin e monitorimit të shtatë komunave të mëdha. Sipas tij, brenda indeksit të transparencës janë krijuar 13 grupe të indikatorëve ku zhvillohet puna gjatë gjithë vitit, dhe ku bashkë me komunat është punuar në dakordimin e metodologjisë dhe realizimin e hulumtimit.

Image
Hajrulla Çeku, organizata “Ec ma ndryshe”

Ndërsa në pjesën e dytë të panelit diskutues, pjesëtarë të qeverisë dhe agjencioneve qeveritare nga Kosova dhe Shqipëria, diskutuan rreth prioriteteve të qeverisjes së hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Znj. Jona Josifi, nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, Zyra e Kryeministrit, Shqipëri, shfaqi prezantimin me temës “Rritjes së Integritetit Publik”. Sipas znj. Josifi ka ndarë përvojën e qeverisë shqiptare rreth partneritetit për qeverisje të hapur.

Si pjesë e panelit interaktiv, po ashtu në pjesën e dytë ishin z. Sokol Havolli, shef i kabinetit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, z. Ramadan Ilazi, zv. Ministër i Integrimeve Evropiane, dhe z. Kujtim Gashi, drejtor i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Ministria e Administratës Publike.

Image
Paneli i dytë

Sipas z. Havolli, sfidë e qeversë në mirëmbajtjen e portalit “open data” mbetet përditësimi i të dhënave. Sipas tij, përgjegjësia mbetet edhe te institucionet tjera si banka qendrore, ministria e financave, agjencia e statistikave dhe të tjera. Sipas z. Havolli, kualiteti i të dhënave krahasuar me vendet në rajon është mjaft i lartë.

Ndërkohë z. Ramadan Ilazi, diskutoi rreth procesit në të cilin ka kaluar Kosova për anëtarësim në “Open Goverment Partnership” dhe pengesat në të cilat kanë hasur për shkak të statusit politik.

Kujtim Gashi, deklaroi se të dhënat e hapura janë njëra nga sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë, jo vetëm tek ne. Sipas tij, hapja e të dhënave nuk duhet të jetë qëllim në veti, por një proces i natyrshëm. Sipas tij është bërë mjaft punë deri tani rreth hapjes së të dhënave dhe fusha e qeverisjes elektronike është qelësi për hapjen e të dhënave.

Projekti ‘Avokimi për Qeverisje të Hapur’ është projekt rajonal dy-vjeçar i mbështetur nga Bashkimi Europian, i udhëhequr nga rrjeti PASOS (Policy Association for an Open Society), i cili po zbatohet në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi.

Në kuadër të projektit ‘Avokimi për Qeverisje të Hapur’, Instituti Riinvest ka realizuar punime hulumtuese të cilat kanë identifikuar politikat aktuale që lidhen me qeverisje të hapur dhe zbatimin praktik të këtyre politikave nga ana e Qeverisë dhe institucioneve të tjera relevante. Raportet kanë përfshirë rezultatet që vijnë nga sondazhet e kryera me qytetarët mbi besimin në qeveri, pastaj punime udhëzuese në tema si, ‘Të Dhënat e Hapura Qeveritare’, si dhe në ‘Transparencën Buxhetore dhe Buxhetin e Qytetarëve’.

Në këtë forum ekspertët nga rajoni ndanë eksperiencat e tyre rreth aktiviteteve të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQH), si dhe eksperiencat nga angazhimet si qeveritare ashtu dhe të shoqërisë civile, në një përpjekje për të përmirësuar strukturat dhe mekanizmat që sigurojnë transparencë, llogaridhënje dhe pjesëmarrje aktive qytetare.

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë