Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Forumi Ekonomik i Grave anetaresohet ne Keshillin Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Në mbledhjen e 115 të Qeverisë së Kosovës, e cila u mbajt me 11 Nëntor 2016, me kërkesë të Forumit Ekonomik të Gruas, dhe me rekomandimin e Ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, u morr vendimi për anëtarësimin e Forumit Ekonomik të Grave, si anëtare me të drejta të plota në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Menjëherë pas themelimit, Forumi Ekonomik i Grave ka aplikuar në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, me rekomandim të Ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Hykmete Bajrami.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datë 11 nëntor 2016, miratoi vendimin për plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 05/24 të datës 17 prill 2016, i cili themelon Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, plotësim-ndryshim ky i cili aprovon anëtarësimin e Forumit Ekonomik të Grave si anëtarë me të drejta të plota në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Forumi Ekonomik i Grave është një trup i të pavarur, gjithëpërfshirës e unifikues, që ka mbledhur rreth vetes akterë, organizata e individë të shoqërisë që kanë interes, pjesë aktive e angazhim zhvillimin dhe fuqizimin e grave në ekonomi. Forumi është themeluar bashkërisht nga organizatat që përfshihen në mënyrë aktive në përmirësimin e pozitës së gruas në Kosovë. Projekti i themelimit të Forumit Ekonomik të Grave, i implementuar nga Instituti Riinvest, zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.

Image
Foto nga ceremonia inauguruese e Forumit Ekonomik te Grave

 

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë